Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Sokol Kushta: Ndeshja me Serbinë shumëdimensionale, por kjo Serbia më e dobët në histori
Përfaqësuesja e futbollit të Shqipërisë, do të luajë këtë të shtunë me përfaqësuesen e Serbisë, në stadiumin e Leskovacit, në kuadër të grupit K eliminator për finalet e Kupës së Botës 2026. Ndeshja e parë në grup mes tyre ka përfunduar në barazim 0-0. Kjo është një ndeshje e rëndësishme, për shkak se të dy ekipet pretendojnë dhe e kanë objektiv thelbësor vendin e dytë, që jep mundësinë e “play-off”-it. Kjo dhe për faktin se Anglia, e cila bën pjesë në këtë grup, i ka fituar të gjitha ndeshjet deri tani dhe shihet favorite absolute për kualifikim. Pra anglezët janë me një këmbë në Botëror, ndaj dhe vendi i dytë është luftë e egër mes Shqipërisë dhe Serbisë. Duke i shtuar këtu ngarkesën emocionale të...