Mbyllet përkohësisht Odeoni i Herodes Aticus, simboli antik i artit pranë Akropolit

Mbyllet përkohësisht Odeoni i Herodes Aticus, simboli antik i artit pranë Akropolit

Një nga monumentet më të famshme të lashtësisë greke, Odeoni i Herodes Aticus, do të mbyllet pas përfundimit të sezonit artistik të këtij viti për një projekt restaurimi që do të zgjasë rreth tre vite. Lajmi është bërë publik nga Ministria e Kulturës së Greqisë, e cila njoftoi se nga mesi i tetorit teatri i gurtë, i ndërtuar në shpatin jugperëndimor të Akropolit, nuk do të jetë më i aksesueshëm për publikun. Shfaqja e fundit në këtë skenë ikonike do të mbahet më 16 tetor, me protagoniste kompozitoren e njohur greke Evanthia Reboutsika dhe një orkestër simfonike nga Stambolli, e specializuar në interpretimin e muzikës së filmave dhe veprave klasike. Struktura gati 1,900-vjeçare do t’i nënshtrohet ndërhyrjeve të thella për të riparuar dëmet e shkaktuara...