Burimi:
Argjiroja.net

Foto © Argjiroja.net
Në gjyq që në vitin 1994, historia e 79-vjeçarit që u plak dyerve të gjykatave
Sadedin Zeqo nga Orikumi i Vlorës është një ndër hallexhinjtë e shumë në qytetin bregdetar që prej dekadash nuk po gjen zgjidhje për pronën e tij në Orikum. Dhe ku tjetër përveçse dyerve të gjykatës së Vlorës mund ta gjesh 79-vjeçarin. Sikur të mos mjaftojë konflikti për pronën ai prej 6 vitesh nuk po korrigjon dot as gabimet e bëra nga vetë gjykata. “Kam që në vitin 94 deri më sot nuk po zgjidh çështjen e pronave dhe kjo për ndreqje gabimesh të gjyqtarit që vë dorë në dosje gjyqtari dhe deformon dosjen. Më mungon e gjithë dosja, nuk u gjykuar. Po bëj që në 2019, që është gabim dhe nuk është gjykuar dhe nuk gjendet dosja. Që në 94, më shumë se 30 vjet.”...