Integrimi i Ballkanit: Një objektiv, një premtim apo një gënjeshtër?

Integrimi i Ballkanit: Një objektiv, një premtim apo një gënjeshtër?

Nga Eljanos Kasaj* Bashkimi Evropian prej një kohe të gjatë po zvarrit pranimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në Union dhe po humbet ndikimin e tij në rajon, duke ia lënë vendin Rusisë dhe Kinës, kanë deklaruar analistët amerikanë Pablo Rasmussen dhe Robert Benson në një artikull të botuar në portalin “Euractiv”. “Gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor (West Balkan Six-WB6) mbeten të bllokuara në sallën e pritjes për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Negociatat janë ngadalësuar, të penguara nga lodhja e zgjerimit në kryeqytetet evropiane, ankthet e imigracionit dhe frika se anëtarët e rinj do të paralizonin vendimmarrjen tashmë të vështirë në bllok”, shkruhej në artikull. Ekspertët besojnë se procesi i stërgjatur i integrimit të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian është shndërruar në një farsë për...