Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
“U shkulin thonjtë dhe u presin kokat”/ The Sun: Si shqiptarët po marrin ‘mësime’ nga kartelet meksikane!
Bekim Halilaj BRITANI E MADHE-Ngjarja e rëndë e regjistruar fundjavën që lamë pas në lagjen Anderlecht në Bruksel, ku u gjet i varur me kabllo elektrike trupi i 28-vjeçarit Bekim Halilaj, ka marrë vëmendjen e mediave britanike. The Sun në një artikull të gjatë raporton se shqiptari Bekim Halilaj u vra nga kartelet meksikane, pasi humbi një dërgesë droge me vlerë 4 milionë paund. Duke iu referuar mënyrës sesi u gjet i vrarë Halilaj, media britanike shkruan se ngjarja është shenjë e përshkallëzimit të dhunës midis bandave shqiptare që kanë adoptuar taktika të përdorura nga kartelet meksikane. The Sun thekson se vrasja e Halilajt ngjan me ekzekutimet e e kriminelëve të Amerikës së Jugut, të cilët njihen për përdorimin e taktikave të egra si varja e viktimave, prerjet...