Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Braçe “i rezervuar” për kandidaturën e Manastirliut: Emrat s’më thonë gjë, dua të shoh si qeveriset qyteti
Deputeti socialist Erion Braçe ka dhënë një qëndrim të rezervuar për kandidaturën e Ogerta Manastirliut në zgjedhjet e parakohshme për Bashkinë e Tiranës, duke sinjalizuar një mungesë entuziazmi edhe brenda vetë radhëve të Partisë Socialiste. Në një intervistë televizive, Braçe shmangu mbështetjen e drejtpërdrejtë për Manastirliun, duke u shprehur se nuk i interesojnë emrat, por mënyra se si qeveriset qyteti. “Nuk dua të flas për emra. Me të thënë të drejtën, edhe në rastin e qeverisë, po edhe në rastin e çdo pozicioni tjetër që është me emërim apo me zgjedhje, nuk dua të merrem me emra,” tha ai. I pyetur konkretisht nëse Manastirliu është zgjidhja që i duhet Tiranës, Braçe nuk e mohoi, por as nuk e mbështeti hapur. “Dua të shikoj çfarë bëjnë...