Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
Veliaj lë qelinë! Xhafo: Ish-kryebashkiaku do të marrë pjesë në seancën e datës 31 në Kushtetuese
Erion Veliaj TIRANË-Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar drekretin e Presidentit, Bajram Begaj për zgjedhjet e 9 Nëntorit, ndërsa seanca publike për të shqyrtuar kërkesën e Erion Veliajt do të mbahet më 31 tetor. Ish-kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, pritet të jetë fizikisht i pranishëm në seancë. Moderatori Endri Xhafo gjatë emisionit “Log.” në News24, njoftoi praninë e Veliajt në seancë duke iu referuar një komunikimi të drejtpërdrejtë me një prej avokatëve të ish-kryebashkiakut. “Sot kam komunikuar me një nga avokatët e zotit Veliaj, sepse ai ka një grup avokatësh që e ndihmojnë në këtë çështje. Më tha se Veliaj do të jetë i pranishëm në seancën e datës 31 tetor. Është detyrim i Gjykatës Kushtetuese. Atë që ai e kërkoi në Këshillin Bashkiak dhe nuk ia dhanë,...