Kushtetuesja pezulloi zgjedhjet në Tiranë, ministri Toni Gogu: PS-ja e përgatitur, vendimi nuk ndryshon asgjë

Kushtetuesja pezulloi zgjedhjet në Tiranë, ministri Toni Gogu: PS-ja e përgatitur, vendimi nuk ndryshon asgjë

Vendimi i dhënë sot nga Gjykata Kushtetuese për pezullimin e garës zgjedhore për Tiranën në 9 nëntor, sipas Toni Gogut, Ministër Shteti për Marrëdhëniet me Parlamentin, nuk ndryshon asgjë, pasi PS është në komunikim të vazhdueshlm me qytetarët. Në emisionin “Top Story” në Top Channel, ai u shpreh se PS respekton ligjin. “Ai ishte një vendim që e marrin organet që bëjnë zgjedhjet. PS është garuese në zgjedhje dhe nuk organizon zgjedhje. Dekretin e presidentit, presidenti cakton datën dhe Gjykata shqyrton më pas. Si përfaqësues i PS, gjëja e parë është që respektojmë ligjin, gjë që e kemi bërë që dinë e parë, nuk komentojmë vendimin e gjykatave, e sidomos asaj të Gjykatës Kushtetuese. Kjo gjë do të ketë një vendim themeli ku Gjykata Kushtetuese...