Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Sulmet ndaj gazetarëve në veri, deklarohen të pafajshëm dy deputetët e Listës Serbe
Deputeti i Listës Serbe, Sllavko Simiç, dhe Urosh Vuksanoviç, janë deklaruar të pafajshëm për akuzën që lidhet me sulmet ndaj gazetarëve në Leposaviç në qershor të vitit 2023. Në Gjykatën Themelore në Mitrovicë u mbajt seanca fillestare për Simiçin dhe Vuksanoviçin, pasi e njëjta ishte shtyrë më 18 shtator. “E nderuara gjyqtare, absolutisht nuk jam fajtor”, tha Simiç në gjykatë. Edhe Vuksanoviç tha se “nuk e pranoj fajësinë sepse jam i pafajshëm”. Seanca e fillestare më 18 shtator u shty pasi avokatët e të akuzuarve thanë se nuk kanë pranuar shkresat e plota nga prokurori i rastit. Për çfarë akuzohet deputeti Simiç dhe Vuksanoviç?Më 13 qershor të këtij viti, Prokuroria Themelore në Mitrovicë ngriti aktakuzë ndaj deputetit të Listës Serbe – partisë kryesore të serbëve në Kosovë që gëzon mbështetjen e Beogradit. Simiç akuzohet për veprën “pjesëmarrje në turmë që kryen...