Pezullimi i zgjedhjeve në Tiranë/ Alimehmeti: Rrëmujë totale mes Kushtetutës, Kryeministrit dhe Presidentit

Pezullimi i zgjedhjeve në Tiranë/ Alimehmeti: Rrëmujë totale mes Kushtetutës, Kryeministrit dhe Presidentit

Kryetari i Këshilltarëve të Partisë Demokratike në Bashkinë e Tiranës, Ilir Alimehmeti, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese që ndalon zhvillimin e zgjedhjeve për Bashkinë e Tiranës, duke pezulluar dekretin e Presidentit për caktimin e datës së tyre.  I ftuar në emisionin Off the Record nga Andrea Danglli, Alimehmeti u pyet nëse është i kënaqur me këtë vendim, por ai u shpreh se situata është bërë kaotike për shkak të ndërhyrjeve të qeverisë.  “Nuk jam i kënaqur me rrjedhën e gjërave. Këtu, Kushtetuta, Kryeministri, Presidenti… është një rrokopujë. Do të kishte qenë shumë e thjeshtë nëse do të ishin zbatuar këto gjëra. Do të ishte mbledhur këshilli bashkiak që në maj, Këshilli i Ministrave bën detyrën e tij dhe ka 15 ditë kohë kryetari i bashkisë, dhe do të ishim akoma në qershor...