Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Ushqimet që përmbajnë probiotikë dhe pse është e rëndësishme t’i përfshijmë ato në dietë
Probiotikët, të njohur si “baktere miqësore”, po fitojnë gjithnjë e më shumë popullaritet për shkak të përfitimeve të shumta që sjellin për shëndetin, veçanërisht për sistemin tretës. Specialistët theksojnë se pasurimi i dietës me ushqime që përmbajnë probiotikë ndihmon në forcimin e imunitetit, përmirësimin e tretjes dhe ruajtjen e një ekuilibri të shëndetshëm të mikroorganizmave në trup. Probiotikët janë mikroorganizma të gjallë, zakonisht baktere dhe maja, që kur merren në sasi të mjaftueshme, ndihmojnë në ruajtjen e ekuilibrit të mikrobiomës së zorrëve. Ky ekuilibër ndikon jo vetëm në tretje dhe imunitet, por edhe në mirëqenien mendore. Shumica e probiotikëve i përkasin gjinive Lactobacillus dhe Bifidobacterium, që gjenden shpesh në ushqimet e fermentuara. Marrja e rregullt e tyre ndihmon në uljen e simptomave të urthit, trajtimin...