Burimi:
Sarandaweb.net

Foto © Sarandaweb.net
“Prokurori i rremë” i arrestuar sot në Sarandë ka bërë 2 herë burg me emrin e vëllait
Kush është “prokurori i rremë” i arrestuar sot në Sarandë – historia e jashtëzakonshme e mashtruesit që jetoi me dy emra dhe sfidoi drejtësinë për 20 vjet Në një operacion të koduar “Deceiver” (Mashtruesi), Policia e Sarandës arrestoi sot një 49-vjeçar që prej muajsh prezantohej si prokuror i SPAK-ut, duke mashtruar qytetarë, zyrtarë dhe biznese në disa qytete të vendit.Por pas këtij emri të rremë fshihet një figurë e njohur për organet e drejtësisë: Alban Muço, mashtruesi që ka ndërtuar një jetë të tërë mbi falsifikime, identitete të vjedhura dhe gënjeshtra të sofistikuara. Foto ilustruese Historia e Alban Muços fillon shumë më herët se sa arrestimi i sotëm në Sarandë. Ai është një personazh i përsëritur në dosjet penale shqiptare, i...