Pas marrëveshjes për Gazan, Netanyahu nominon Trump për Çmimin Nobel për Paqen

Pas marrëveshjes për Gazan, Netanyahu nominon Trump për Çmimin Nobel për Paqen

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu deklaroi se presidenti amerikan, Donald Trump e meritonte Çmimin Nobel për Paqen, disa orë pasi ky i fundit njoftoi një marrëveshje armëpushimi dhe lirimin e pengjeve dhe të burgosurve midis Izraelit dhe Hamasit. “Jepini Çmimin Nobel për Paqen Donald Trumpit, ai e meriton!”, shkruhej në llogarinë zyrtare në X të Zyrës së Kryeministrit. Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, njoftoi sot se Izraeli dhe grupi palestinez Hamas kanë nënshkruar fazën e parë të një marrëveshjeje të propozuar nga SHBA-ja për Gazën. “Jam shumë krenar të njoftoj se Izraeli dhe Hamasi kanë nënshkruar fazën e parë të planit tonë të paqes. Kjo do të thotë që të gjithë pengjet do të lirohen shumë shpejt dhe Izraeli do të tërheq trupat e tij në...