Burimi:
Argjiroja.net

Foto © Argjiroja.net
Kosova, flet Foda: Jemi gati, ndaj Sllovenisë i kam idetë e qarta
Tekniku i Kosovës, Franco Foda tregoi këndvështrimin e tij para ndeshjes ndaj Sllovenisë, takim ky i vlefshëm për kualifikueset e Botërorit. “Jam përballur dy herë me Slloveninë si trajner i Austrisë. Është një skuadër me mbrojtje shumë të mirë, ndaj për ne është e rëndësishme të jemi të kujdesshëm prapa dhe të shfrytëzojmë rastet përpara për të shënuar gola”, deklaroi Foda. Ai konfirmoi se atmosfera në ekip është pozitive dhe se të gjithë lojtarët janë të gatshëm për lojë, përveç mbrojtësit Lumbardh Dellova, i cili mungon për shkak të lëndimit. “Atmosfera është shumë e mirë. Të gjithë lojtarët janë në formë të mirë. Jam i bindur që në fushën tonë dhe para tifozëve tanë do të bëjmë një paraqitje të shkëlqyer,” shtoi përzgjedhësi i Kosovës....