Skandal në Vlorë/ Kontenierat e nëndheshëm të plehrave vendosen në brezin e rërës

Skandal në Vlorë/ Kontenierat e nëndheshëm të plehrave vendosen në brezin e rërës

Ish-kryetari i Partisë Demokratike për Degën Vlorë, Atird Hoxha ka denoncuar se sot Bashkia e Vlorës ka ndërmarrë një vendim tërësisht të pakonsultuar me ekspertët dhe jashtë çdo standardi teknik. Hoxha thotë se është vendosur instalimi i kontenierëve të nëndheshëm të mbeturinave në brezin e rërës, një zonë e dedikuar për pushuesit, dhe mbi një terren të paaksesueshëm nga kamionët që duhet të kryejnë zbrazjen e tyre. Sipas tij ka një mashtim në raportimin se janë 100 kontenierë. Hoxha thotë se janë vetëm 50  të cilët duhej të ishin vendosur pas një procesi të qartë konsultimi me bizneset që operojnë përgjatë shëtitores bregdetare Skele – Ujë i Ftohtë. Ai kërkon të hiqet dorë menjëherë nga ky vendim pasi është një marrëzi dhe sjell thjesht dhe vetëm...