Si po sabotohet sekuestrimi i pasurive të krimit

Si po sabotohet sekuestrimi i pasurive të krimit

Kapitali Në mars të vitit të kaluar, Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të organizuar vendosi sekuestrimin e mbi 400 mijë eurove pasuri të Gëzim Çelës dhe të afërmëve të tij. Në mes të pasurive të sekuestruara ishin dhe dy apartamente në Tiranë, me sipërfaqe respektivisht 74 dhe 77.2 metër katrorë. Dhjetë ditë më vonë, një hetues financiar i SPAK si dhe një oficier i policisë gjyqësore shkuan në vendodhjen e pasurive për të ekzekutuar vendimin e gjykatës. Por në vend të marrjes së pasurive dhe dorëzimit të tyre tek Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara (AAPSK), hetuesi dhe OPGJ përpiluan një procesverbal. “Këto dy apartamente janë bashkuar në një të vetëm dhe në këtë apartament banojnë shtetasja M.Th bashkë me...