Gjykata Kushtetuese tregon pse e pezulluan dekretin e Begajt për zgjedhjet në Tiranë, vendimi publikohet në Fletoren Zyrtare

Gjykata Kushtetuese tregon pse e pezulluan dekretin e Begajt për zgjedhjet në Tiranë, vendimi publikohet në Fletoren Zyrtare

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese publikohet në Fletoren Zyrtare, ku argumentohet edhe rrëzimi i dekretit të presidentit Bajam Begaj për zgjedhjet e pjesshme të Bashkisë së Tiranës, që u pezulluan pas këtij vendimi, sepse u gjetën në shkelje të nenit 115 të Kushtetutës. Trupa gjykuese me 8 anëtarë argumentoi se nëse do të lejohej zhvillimi i zgjedhjeve dhe nëse do ligjërohej dekreti, kjo do sillte pasoja të pariparueshme “në drejtim të të drejtave të të zgjedhurit vendor”, në këtë rast Erion Veliajt, që kishte ankimuar shkarkimin e tij nga këshilli bashkiak dhe Këshilli i Ministrave. “Mbledhja e Gjyqtarëve, pasi mori në shqyrtim pretendimet e kërkuesit në mbështetje të kërkesës për pezullim, vlerësoi se në rastin  konkret  ajo ndodhet në kushtet e parashikuara nga neni 45 i...