Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Florjan Binaj kandidat i pavarur për Tiranën, PD nis mbledhjen e firmave për mbështetje
Florjan Binaj është vetëshpallur si kandidat i pavarur për Bashkinë e Tiranës për në zgjedhjet e parakohshme, të cilat sot u pezulluan nga Gjykata Kushtetuese.Teksa Binaj ka dalë në zgjedhje si kandidat i pavarur, Partia Demokratike ka nisur mbledhjen e firmave për ta mbështetur.Në një mesazh që PD u ka dërguar strukturave, u kërkohet të angazhohen në mbledhjen e firmave për të mbështetur Florjan Binajn në Tiranë. Mesazhi i PD drejtuar strukturave: Përshëndetje të nderuar Më poshtë gjeni hapat dhe afatet për regjistrimin e kandidatëve të pavarur. KANDIDAT I PAVARUR Firmat duhen mbledhur sipas formatit Model-KQZ-04-01 bashkëlidhur. Kujdes: 1 Formulari mbushet me shkronja KAPITALE vetëm nga zgjedhës që votojnë në atë zonë zgjedhore; 2 Për çdo zgjedhës që mbush formularin duhet edhe kopje e kartës...