Vendimi në Fletoren Zyrtare/ Zbardhet arsyetimi përse u pezullua dekreti i Begajt për zgjedhjet në Tiranë, GJK: Do të sillte pasoja për….

Vendimi në Fletoren Zyrtare/ Zbardhet arsyetimi përse u pezullua dekreti i Begajt për zgjedhjet në Tiranë, GJK: Do të sillte pasoja për….

Gjykata Kushtetuese ka publikuar vendimin e plotë të rrëzimit të dekretit të Presidentit Bajram Begaj duke pezulluar zgjedhjet e parakohshme për Bashkinë e Tiranës.  Në arsyetimin e vendimit, Kushtetuesja shpjegon se nëse dekreti i Begajt për mbajtjen e zgjedhjeve në Tiranë do të qëndronte në fuqi, do të sillte pasoja të pariparueshme në adresë të Erion Veliajt, teksa vendimi për shkarkimin e tij është ende në shqyrtim.  “Mbledhja e Gjyqtarëve, pasi mori në shqyrtim pretendimet e kërkuesit në mbështetje të kërkesës për pezullim, vlerësoi se në rastin konkret ajo ndodhet në kushtet e parashikuara nga neni 45 i ligjit nr. 8577/2000. Në vlerësimin e Mbledhjes së Gjyqtarëve zbatimi i dekretit të Presidentit për zhvillimin e zgjedhjeve vendore vetëm për Bashkinë e Tiranës, do të sillte pasoja të pariparueshme në drejtim të të drejtave...