Kushtetuesja i prish lojën Ramës, anulohen zgjedhjet e 9 nëntorit në Tiranë

Kushtetuesja i prish lojën Ramës, anulohen zgjedhjet e 9 nëntorit në Tiranë

Kushtetuesja i prish lojën Ramës, anulohen zgjedhjet e 9 nëntorit në Tiranë Me një vendim të papritur dhe unanim, Gjykata Kushtetuese ka pezulluar dekretin e Presidentit Bajram Begaj për zhvillimin e zgjedhjeve të pjesshme më 9 nëntor në Tiranë, duke e shpallur atë antikushtetues dhe duke ndalur përkohësisht procesin e nisur nga qeveria për zëvendësimin e Erion Veliajt. Ky vendim praktikisht anulon zgjedhjet e shpallura për kryeqytetin dhe rikthen vëmendjen te përplasja mes Edi Ramës dhe Erion Veliajt, që tashmë ka hyrë në një fazë të re, juridike dhe politike njëherazi. Kushtetuesja njoftoi se vendimi për pezullimin e dekretit të presidentit u mor njëzëri, ndërsa ankimi i Veliajt ndaj vendimit të qeverisë për shkarkimin e tij do të shqyrtohet në seancë plenare publike më 31...