Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Kushtetuesja pezulloi zgjedhjet në Tiranë, reagon për herë të parë Presidenca
Gjykata Kushtetuese ka vendosur të pezullojë dekretin e Presidentit të Republikës, Bajram Begaj, që parashikonte mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme në Bashkinë e Tiranës më 9 nëntor 2025. Pas publikimit të vendimit, Presidenca ka reaguar zyrtarisht në njoftim për shtyp, duke deklaruar se e respekton vendimin e Gjykatës Kushtetuese, ndërsa thekson se mbetet në pritje të shqyrtimit përfundimtar të çështjes. “Në përgjigje të interesit të mediave, ju bëjmë me dije se Institucioni i Presidentit të Republikës respekton vendimin e Gjykatës Kushtetuese për pezullimin e pjesës që përcakton datën e zgjedhjeve vendore në Bashkinë e Tiranës të dekretit me nr.350, datë 01.10.2025”, thotë Presidenca. /vizionplus.tv