“Shqipëria në krizë politike”, ish-kandidati për deputet: Ja diferenca mes Binajt dhe Manastirliut

“Shqipëria në krizë politike”, ish-kandidati për deputet: Ja diferenca mes Binajt dhe Manastirliut

Ish-kandidati për deputet i Partisë Demokratike në Tiranë, Ethem Aga, ka qenë i ftuar në një studio televizive, për të folur rreth zhvillimeve më të fundit politike në vend. Teksa, është hapur tema e pezullimit të dekretimit për zgjedhjet e bashkisë Tiranë, Aga është shprehur se Shqipëria ndodhet në një “udhëkryq politik”. Sipas tij, kjo gjë bëhet evidente në momentin që është dekretuar një pezullim i tillë nëpërmjet një letër “bakalli”. Më pas, Ethem Aga ka krahasuar kandidatët për bashkinë e Tiranës, nga dy palët kundërshtare politike. Për të, modeli i Manastirliut dhe roli i saj është thjesht si zbatuese e urdhërave të Edi Ramës ndërsa Florjan Binaj, është një figurë e ndershme. E thënë nga ish-kandidati demokrat, kjo përbën një diferencë tepër të madhe....