Burimi:
ntv.al

Foto © ntv.al
Gjykata Kushtetuese rrëzoi dekretin për zgjedhjet në Tiranë, reagon Presidenti Begaj: Respektojmë…
Institucioni i Presidentit të Republikës ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për pezullimin e dekretit që caktonte datën e zgjedhjeve të pjesshme vendore në Bashkinë e Tiranës. Në një njoftim për median, Zyra e Medias dhe Marrëdhënieve me Publikun pranë Presidencës deklaron se vendimi i gjykatës do të respektohet në përputhje me parimet kushtetuese. “Në përgjigje të interesit të mediave, ju bëjmë me dije se Institucioni i Presidentit të Republikës respekton vendimin e Gjykatës Kushtetuese për pezullimin e pjesës që përcakton datën e zgjedhjeve vendore në Bashkinë e Tiranës të dekretit me nr. 350, datë 01.10.2025,” thuhet në njoftim. Njoftimi i Presidencës: Zyra e Medias dhe Marrëdhënieve me Publikun Njoftim për Media Tiranë, më 9 tetor 2025 Në përgjigje të interesit të...