Burimi:
ntv.al

Foto © ntv.al
“Vazhdoni punën”/ Kushtetuesja ngriu dekretin, zbardhet mesazhi që u ka shkuar strukturave të PS
Edhe pse Gjykata Kushtetuese pezulloi dekretin e presidentit Bajram Begaj për zhvillimin e zgjedhjeve në Tiranë më datë 9 nëntor, PS nuk e ka pezulluar fushatën elektorale. Mësohet se strukturat e PS në Tiranë po udhëzohen të vazhdojnë punën si normalisht pasi nuk ka anulllim të zgjedhjeve por vetëm pezullim të dekretit dhe vendimi merret më 31 tetor. “Vazhdoni punën, ju rikujtoj për takimet e sotme sipas orareve dhe grupeve përkatëse”, mësohet se ka njoftuar PS strukturat në Tiranë. Gjykata Kushtetuese vendosi sot pezullimin e dekretit të Presidentit të Republikës për zhvillimin e zgjedhjeve të pjesshme në Bashkinë e Tiranës. Vendimi vjen pas kërkesës së paraqitur nga Erion Veliaj, i cili kundërshton si shkarkimin nga detyra, ashtu edhe dekretimin e datës së zgjedhjeve të reja. Sipas...