Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Tajani dhe Wang rikonfirmojnë bashkëpunimin Itali – Kinë
Në Romë u mbajt takimi i 12-të i Komitetit Qeveritar të Përbashkët Itali – Kinë mes Antonio Tajani, zv/Kryeministër i Italisë dhe Ministër i Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar dhe ministrit të jashtëm kinez , Wang Yi . Në fjalën e tij Tajani vlerësoi pozitivisht zhvillimin e shëndoshë të marrëdhënieve Itali-Kinë dhe rezultatet e frytshme të arritura, duke deklaruar se miqësia midis dy vendeve ka rrënjë të thella historike. Tajani vuri në dukje gjithashtu se Kina është ndër partnerët prioritarë të Italisë dhe pala italiane i kushton rëndësi të madhe mundësive të shumta që ofron tregu kinez. Italia pret me padurim thellimin e mëtejshëm të shkëmbimeve dhe bashkëpunimit me Kinën në ekonomi dhe tregti, investime, shkencë dhe teknologji, kulturë dhe sport, si dhe forcimin e mirëkuptimit të ndërsjellë midis...