Pezullimi i zgjedhjeve në Tiranë, reagon presidenti Begaj: Do të respektoj vendimin e Kushtetueses

Pezullimi i zgjedhjeve në Tiranë, reagon presidenti Begaj: Do të respektoj vendimin e Kushtetueses

Presidenca ka reaguar duke thënë se do të respektojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese për pezullimin e zgjedhjeve të Tiranës më 9 nëntor.  Zyra e Medias dhe Marrëdhënieve me Publikun  Njoftim për Media  Tiranë, më 9 tetor 2025  Në përgjigje të interesit të mediave, ju bëjmë me dije se Institucioni i Presidentit të Republikës respekton vendimin e Gjykatës Kushtetuese për pezullimin e pjesës që përcakton datën e zgjedhjeve vendore në Bashkinë e Tiranës të dekretit me nr.350, datë 01.10.2025.