Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Vendimi i Kushtetueses për pezullimin e zgjedhjeve në Tiranë/ Ylli Manjani: Sa gjetëm edhe kandidatin…
Ylli Manjani ka reaguar me ironi, pas vendimit të fundit të Gjykatës Kushtetuese, e cila këtë të enjte ka vendosur të pezullojë dekretin e presidentit Bajram Begaj, për mbajtjen e zgjedhjeve të pjesshme më 9 nëntor në Tiranë. “Epaaaaa! Na u dh* nusja n’kalë! Edhe sa e gjetëm kandidatin…”, shkruan ish-ministri i Drejtësisë, duke ironizuar qoftë Begajn qoftë dhe opozitën e bashkuar, e cila me zor gjeti një kandidat si aktori i humorit Florjan Binaj. Si një njohës i miri i ligjit, edhe më herët ai është shprehur se presidenti Bajram Begaj me dekretimin e datës 9 Nëntor, për zgjedhjet e pjesshme, kishte dhunuar Kushtetutën. Gjykata Kushtetuese u vu në lëvizje me kërkesë të ish-kryebashkiakut Erion Veliaj, i cili e cilësoi shkarkimin e tij si të paligjshëm, po ashtu edhe dekretimin e zgjedhjeve në Tiranë.