Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Gara për kreun e SPAK, KLP zyrtarizon katër kandidatët
Janë zyrtarizuar kandidatët për drejtimin e SPAK, pas përfundimit të afatit për dorëzimin e dokumentacionit për kandidaturat për drejtuesin e ri të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Këshilli i Lartë i Prokurorisë njofton se Klodian Braho, Elvin Gokaj, Doloreza Musabelliu dhe Adnan Xholi janë zyrtarisht kandidatët për drejtimin e SPKA. “Në vijim të procedurës për përzgjedhjen e Drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), njoftojmë se, në përfundim të afatit zyrtar dhe kohës së pritjes për depozitimin e dokumentave nëpërmjet shërbimit postar, pranë Këshillit të Lartë të Prokurorisë kanë depozituar shprehjen e interesit për këtë pozicion prokurorët si më poshtë vijon: Klodian BrahoElvin GokajDoloreza MusabelliuAdnan Xholi”-njofton KLP. Kreut aktual të SPAK, Altin Dumanit i përfundon mandati...