Aludimet dhe hijet e dyshimit se ishte bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit, bëhet publike dosja hetimore e Martin Camajt

Aludimet dhe hijet e dyshimit se ishte bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit, bëhet publike dosja hetimore e Martin Camajt

Me rastin e 100-vjetorit të lindjes së autorit të shquar, Martin Camaj, Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit në bashkëpunim me Autoritetin për Informim mbi Dokumentat e Ish-Sigurimit të Shtetit organizoi aktivitetin me temë “100-vjetori i Martin Camaj në kujtesën kolektive”. Alda Bardhyli, drejtore e Qendrës Kombëtare e Librit dhe Leximit u shpreh se Camaj ishte një autor me përmasa të mëdha, figurë komplekse dhe me ndikim të thellë në letërsinë dhe çështjen kombëtare shqiptare. “Martin Camaj është personazh shumë i ndërlikuar të themi, duke përfaqësuar figurën e një personaliteti me përmasa të mëdha. Ai ishte modern, ishte autor i fuqishëm, jetoi në vende të ndryshme dhe ishte konfliktuar me regjimin monist. Martin Camaj ishte profesor i nderuar në Mynih, ai ka bërë shumë për...