Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
“Punoi për të minuar Kosovën”, arrestohet analisti i njohur! Dyshohet për përfshirje në spiunazh për Serbinë
Autoritetet kosovare kanë arrestuar sot një kosovar si të dyshuar për përfshirje në spiunazh. Prokuroria Speciale e Kosovës tha se i dyshuari u arrestua në rrethin e Prishtinës pas hetimeve disamujore dhe se ai është dërguar në mbajtje për 48 orë. Ministri i Brendshëm në detyrë, Xhelal Sveçla, tha se i arrestuari është Fatmir Sheholli, një burrë që ka pasur “hapësira të pakufizuara” në mediat e Kosovës, dhe se ai ka “bashkëpunuar me aktorë që çdo ditë punojnë e veprojnë për të minuar Republikën tonë dhe progresin e saj”. Derisa Prokuroria nuk tregoi se për kë dyshohet të ketë spiunuar ai, Sveçla la të kuptohej se ai mund të ketë spiunuar për Serbinë. “Mbesim të përkushtuar të mbrojmë vendin tonë nga të gjitha qarqet që...