Burimi:
Sportekspres.com

Foto © Sportekspres.com
Presidenti i Federatës Serbe ndez alarmin: FIFA na përjashton për shumë vite po gabuam me Shqipërinë
Ambienti në Serbi nuk është aspak i mirë para ndeshjes me Shqipërinë. Ashtu siç e kemi thënë edhe më parë, Serbia rrezikon një përjashtim të madh nëse do të përsëritet një skandal në ndeshjen me Shqipërinë. Kjo ishte arsyeja se pse Serbia e dërgoi ndeshjen në Leskovac dhe përse nuk i nxori biletat në shitje, por do t’ia shpërndajë komunitetit të sportit nëpërmjet ftesave. Ky ishte lajm i publikuar disa ditë më parë prej nesh dhe i pranuar tani zyrtarisht nga presidenti i Federatës Serbe të Futbollit, Dragan Dzajic. Dzajic ka thënë se Serbia do të përjashtohet për shumë kohë nëse ndodh një skandal në ndeshjen me Shqipërinë si ndodhi në Beograd në vitin 2014. “Ne kemi bërë gjithçka dhe po përpiqemi që të parandalojmë...