Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Kapet kontrabandë mbi 54 milionë lekë në Morinë – Arrestohen dy shtetas nga Kukësi
Një operacion i përbashkët i Policisë Kufitare dhe Doganës në pikën kufitare të Morinës ka çuar në sekuestrimin e një sasie të konsiderueshme mallrash kontrabandë dhe arrestimin e dy shtetasve. Gjatë kontrollit rutinë të dy automjeteve në dalje të territorit shqiptar, autoritetet zbuluan mallra të ndryshme të futur në mënyrë të paligjshme, me një vlerë totale që kap shifrën e rreth 54.3 milionë lekëve. Nga kontrolli fizik i automjeteve u sekuestruan: 930 kilogramë duhan Mbi 1000 kuti me medikamente 41,000 tableta farmaceutike 2,194 aparate celularë Në përfundim të veprimeve hetimore, u arrestuan në flagrancë drejtuesit e dy automjeteve:B.L., 52 vjeç dhe F.M., 55 vjeç, të dy banues në Kukës, të cilët akuzohen për veprën penale të kontrabandës me mallra të akcizës dhe mallra të tjera....