Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Vrasja e gjyqtarit, reagon sërish ministrja Koçiu: Do rishikohen masat e sigurisë në gjykata, sistem monitorimi inteligjent
Ministrja e Brendshme Albana Koçiu ka reaguar sërish në lidhje me akuzat e bëra në emër të saj sot në Kuvend nga opozita, lidhur me sigurinë në Gjykata. Në një reagim të gjatë në rrjetet sociale, pasi sqaron se në seancë nuk u lejua të diskutonte për shkak të bllokimit të fjalës nga opozita, Koçiu thekson se së bashku me Ministrinë e Drejtësisë dhe në koordinim me institucionet e drejtësisë, do të rishikohen masat e sigurisë në gjykata, e jo vetëm. “Për shkak të ndërhyrjeve të vazhdueshme dhe klimës së tensionuar që opozita krijon në seancë plenare, e në pamundësi për të mbajtur fjalën e plotë në Kuvend, po përdor këtë dritare për të komunikuar qendrimin tim si Ministër i Punëve të Brendshme, për opinionin publik, në lidhje me ngjarjen e...