Gjykata pezulloi zgjedhjet në Tiranë/ Berisha: Gjyqtarët mbrojtën Kushtetutën nga armiqtë e tyre

Gjykata pezulloi zgjedhjet në Tiranë/ Berisha: Gjyqtarët mbrojtën Kushtetutën nga armiqtë e tyre

Kryetari i PD, Sali Berisha reagoi pasi Kushtetuesja pezulloi zgjedhjet e 9 Nëntorit në Tiranë. Në një prononcim për mediat nga selia blu, Berisha tha se vendimi i sotëm i Gjykatës Kushtetuese është një akt i një rëndësie të madhe. Por që në nisje të fjalës së tij, Berisha sqaroi se Florian Binaj do të mbetet kandidati që do të mbështesë PD dhe opozita në çdo moment që do të zhvillohen zgjedhjet e pjeshme në kryeqytet. Sali Berisha: Besoj se partitë opozitare edhe pas këtij vendimi, partitë opozitare do konfirmojnë Florian Binajn i cili u prit me shumë kënaqësi nga qytetarët e Tiranës, nga i gjithë spektri.     Sot Gjykata Kushtetuese mori një vendim të cilin unë e përshëndes si një akt të një rëndësie...