Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
“Kërkojmë siguri dhe kushte”/ Mbledhja e gjyqtarëve, Boksi: Përgjegjësi për gjendjen ku ndodhet drejtësia
Pas mbledhjes, gjyqtarët kanë dalë me një deklaratë të përbashkët, ku kërkojnë më shumë siguri për gjyqtarët. Albana Boksi tha se drejtësia ka nevojë për kushte të sigurta. Shteti nuk mund të kërkojë drejtësi të pavarur nëse nuk miraton sigurinë për gjyqtarët, tha ajo. “Kërkojmë siguri dhe kushte për ushtrimin me ndershmëri të funksionit, thirrje për veprim. Sistemi gjyqësor po përballet me mungesë sigurie, godina të amortizuara. Drejtësia ka nevojë për forcimin, kushte të sigurta. KLGJ duhet të reagojë me forcë dhe përgjegjshmëri, kjo nuk është thirrje për konflikt. Pushteti legjislativ dhe ekzekutiv duhet të marrin përgjegjësi për gjendjen ku ndodhet drejtësia”, tha ajo.