Një ekspozitë me guralecë, Emjona Stasi sjell portrete dhe peizazhe plot ngjyra

Një ekspozitë me guralecë, Emjona Stasi sjell portrete dhe peizazhe plot ngjyra

Në Galerinë e Artit Pamor “Nikolet Vasia” në Durrës është çelur ekspozita personale e artistes Emjona Stasi, me titullin “Ndjesi”, kuruar nga Suzana Varvarica Kuka. Ekspozita sjell një përzgjedhje veprash që përmes ngjyrave dhe kompozimeve përcjellin ndjesinë e qetësisë, lidhjen me natyrën dhe reflektimin e brendshëm të elementeve që përbëjnë thelbin e krijimtarisë së artistes. Autorja tregon se  në ekspozitën e 7-të vetjake, ka ardhur ndryshe, duke përdorur guralecë të mbledhur në gjirin e Durrësit për të formuar peizazhe dhe portrete që pasqyrojnë emocionet. Emjona Stasi ka një karrierë të gjatë në fushën e artit pamor, duke marrë pjesë që prej vitit 1977 në mbi 50 ekspozita brenda dhe jashtë vendit. Punimet e saj gjenden në fondet e Galerisë Kombëtare të Arteve, të Galerisë së...