Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Shurupi i kollës i merr jetën 17 fëmijëve, arrestohet pronari i kompanisë
Policia indiane ka arrestuar pronarin e kompanisë Sresan Pharma, e cila qëndron pas prodhimit të një shurupi kolle, i cili i ka marrë jetën 17 fëmijëve. Lajmi u konfirmua nga një oficer i lartë i policisë për agjencinë Reuters. S.Ranganathan, pronari i kompanisë me seli në shtetin jugor Tamil Nadu, u arrestua të mërkurën në qytetin Chennai dhe pritet të dalë para gjykatës. Të gjithë fëmijët e prekur ishin nën moshën pesë vjeç dhe ndërruan jetë muajin e kaluar pasi kishin konsumuar shurupin ‘Coldrif’, i cili përmbante nivel të lartë të dietilen glikolit, një substancë toksike që përdoret në industri si tretës, antifriz dhe në produkte të tjera jo farmaceutike. Testet laboratorike treguan se përqendrimi i kësaj substance ishte pothuajse 500 herë mbi kufirin e...