‘Jam prokuror’- Hiqej si magjistrat, zhvati qytetarët dhe tentoi të mashtronte policët, arrestohet i kërkuari në Sarandë

‘Jam prokuror’- Hiqej si magjistrat, zhvati qytetarët dhe tentoi të mashtronte policët, arrestohet i kërkuari në Sarandë

Një 49-vjeçar është arrestuar ditën e sotme nga Policia e Sarandës pas operacionit të koduar “Deceiver”, teksa hiqej si prokuror duke mashtruar qytetarët për qëllime përfitimi, teksa kishte thyer edhe masën e arrestit shtëpiak, po për mashtrim. I arrestuari është Alban Muço, nga Tirana. Ai tentoi të mashtronte edhe efektivët, por pa rezultat. Gjithashtu u arrestua edhe një 19-vjeçar, Erlind Çukari, për armëmbajtje pa leje, pasi strehonte të dyshuarin në banesën e tij. Si provë sekuestrohen arma e zjarrit, municion luftarak, si dhe dokumente të ndryshme që dyshohet se i ka përdorur 49-vjeçari Muço, në këtë veprimtari kriminale. “Në kuadër të këtij operacioni u bë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve A. M., 49 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “mashtrimi”,...