Arrestohet nga policia serbe shqiptari me flamuj, dyshoheshin të përdoreshin në stadium për ndeshjen Serbi-Shqipëri

Arrestohet nga policia serbe shqiptari me flamuj, dyshoheshin të përdoreshin në stadium për ndeshjen Serbi-Shqipëri

Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Brendshëm Ivica Daçiç deklaroi se pjesëtarët e Ministrisë së Brendshme në Prokuplje, në bashkëpunim me Administratën Doganore, arrestuan D. P. nga Shqipëria, “Pjesëtarët e Ministrisë së Punëve të Brendshme në Prokuplje, në bashkëpunim me Administratën Doganore, arrestuan D. P. (1972) nga Shqipëria, për shkak të ekzistencës së bazave të dyshimit se ai ka kryer veprën penale të nxitjes së urrejtjes dhe intolerancës kombëtare, racore dhe fetare”, thuhej në deklaratë. Në pikën kufitare të Merdares, policia, gjatë kontrollit të një furgoni Mercedes të drejtuar nga i dyshuari nga drejtimi i AP të Kosovës, gjeti pesë çanta që përmbanin 22 bluza, 244 flamuj dhe 86 kapele me mbishkrimin UÇK, 65 bluza me imazhin e Agim Ramadanit, 58 shalle me stemën e Shqipërisë, si...