“Pasojat do të jenë të rënda për ne”/ Nis zbatimi i sanksioneve të SHBA-së kundër naftës serbe, reagon ashpër Vuçiç

“Pasojat do të jenë të rënda për ne”/ Nis zbatimi i sanksioneve të SHBA-së kundër naftës serbe, reagon ashpër Vuçiç

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë nisur zbatimin e sanksioneve kundër industrisë së naftës së Serbisë, NIS. Lajm jashtëzakonisht të keq e ka quajtur presidenti serb, Aleksandar Vuçiç. NIS-i njoftoi në një komunikatë lidhur me sanksionet se “prioritetet, si më parë, mbeten furnizimi i rregullt i tregut vendas me produkte nafte, si dhe ruajtja e stabilitetit social të punonjësve”. “NIS-i ka siguruar furnizime të mjaftueshme me naftë për përpunim në këtë kohë, ndërsa pompat e karburanteve furnizohen rregullisht me të gjitha llojet e produkteve të naftës”, thuhej në njoftim. Shtetet e Bashkuara e vendosën NIS-in në listën e sanksioneve më 10 janar për shkak të pjesëmarrjes në pronësi të kompanisë ruse, Gazprom Neft, me qëllim të parandalimit të Rusisë që të përdorë të ardhurat nga...