Mbappe “driblon” dëmtimin: Dua të luaj, kombëtarja është mbi gjithçka për mua

Mbappe “driblon” dëmtimin: Dua të luaj, kombëtarja është mbi gjithçka për mua

9 Tetor 2025 13:20 Alfred Lleshi Kylian Mbappé ka larguar çdo dyshim: “Dua të luaj”. Sulmuesi i Real Madridit konfirmoi se ndihet mirë dhe është i gatshëm për ndeshjen Francë-Azerbajxhan, këtë të premte (20:45), kualifikuese e Botërorit 2026. Ai dërgoi një mesazh qetësie për tifozët dhe tregoi përkushtimin ndaj kombëtares. Mbappé pësoi një lëndim të lehtë në kyç gjatë ndeshjes së fundit me Villarreal (3-1) dhe u stërvit të mërkurën jashtë grupit, duke krijuar dyshime mbi gjendjen fizike. “Dua të luaj. Trajneri dëshiron që të luaj, kështu që nuk mendoj se ka ndonjë problem. Ndihem mirë dhe po stërvitem”. Mbappé nënvizoi se për të, kombëtarja është prioriteti kryesor: “Në Madrid gjithçka ka shkuar mirë, klubi ishte mirëkuptues. Kisha një problem me gjurin, por doja të...