Zjarri përfshin shtëpinë e Vinicius në Madrid, i shkrumbohet gjithçka në bodrum

Zjarri përfshin shtëpinë e Vinicius në Madrid, i shkrumbohet gjithçka në bodrum

9 Tetor 2025 13:29 Alfred Lleshi Shtëpia e Vinicius Junior është prekur nga një zjarr, pas djegies së saunës në bodrum. Zjarri me origjinë elektrike ka përfshirë mëngjesin e së enjtes banesën e sulmuesit të Real Madridit në La Moraleja, Alcobendas. Sauna e bodrumit u shkatërrua totalisht. Njoftimi u bë në numrin 112 rreth orës 11:00 dhe dy ekipe zjarrfikësish nga Madridi vunë nën kontroll flakët dhe ventiluan ambientet e prekura. Tymi i madh mbuloi dy kate të shtëpisë, por nuk pati të lënduar apo të helmuar. Futbollisti nuk ishte në shtëpi gjatë incidentit. Hetimet paraprake sugjerojnë një defekt elektrik si shkak. Rreth orës 12:00, zjarrfikësit u larguan nga vendi i ngjarjes pasi situata ishte vendosur nën kontroll. Aktualisht, Vinicius është me kombëtaren e Brazilit...