Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Laporta, “thikë pas shpine” Perezit: Ne, klubet e Superligës, duhet të rikthehemi në UEFA
Joan Laporta, presidenti i Barcelonës, foli për çështjet aktuale të klubit gjatë edicionit të 19-të të “Open Day”, që organizohet nga “Cruyff Foundation”. Ai u ndal te Superliga, ndeshja kundër Villarreal në Miami, dhe rezultatet e fundit të skuadrës: “Dje isha në Romë me Yuste, i ftuar nga presidenti i ECA për drekën zyrtare të Champions League. E pranuam ftesën, morëm pjesë në disa takime dhe pata mundësinë të ritakoja miq të vjetër nga futbolli. Ishte diçka e bukur dhe emocionuese”. Sa i përket marrëdhënies me UEFA-n, ai shtoi: “Barcelona është në rrugën e ndërtimit të urave me UEFA-n. Pozicioni ynë është i qartë dhe i njohur nga të gjithë. Po punojmë për të mirën e futbollit dhe për qetësimin e futbollit europian. Ka hapësirë...