Gjykata Kushtetuese shqyrton kërkesën e Veliajt, debate të ashpra në seancë

Gjykata Kushtetuese shqyrton kërkesën e Veliajt, debate të ashpra në seancë

Gjykata Kushtetuese po zhvillon mbledhjen e gjyqtarëve për të shqyrtuar kërkesën e Erion Veliajt për pezullimin e dekretit të presidentit Bajram Begaj, që shpallte zgjedhjet e pjesshme vendore të 9 majit. Burime pranë Gjykata Kushtetuese bëjnë me dije për VNA se në sallë po zhvillohen debate të ashpra, pasi disa prej anëtarëve mbajnë qëndrimin se dekreti duhet pezulluar deri në shqyrtimin përfundimtar të çështjes.