Debate në parlament për vrasjen/ Opozita: Latë Gjyaktat pa siguri. PS: Po bëni politikë me krimin

Debate në parlament për vrasjen/ Opozita: Latë Gjyaktat pa siguri. PS: Po bëni politikë me krimin

Seanca e sotme plenare nisi me 1 minutë heshtje në nderim të gjyqtarit Astrit Kalaja që u vra gjatë ushtrimit të detyrës të hënën. Por heshtjen e pasoi debati i ashpër për përgjegjësitë që duhen mbajtur për këtë ngjarje të rëndë. Partia Demokratike kërkoi dorëheqjen e ministres së Brendshme, Albana Koçiu. “Është e papranueshme që gjyqtari të vritet në sallën e gjyqit teksa lexon vendimin e tij gjyqësore. Ministrja gënjeu se policia nuk ka detyrime për garantimin e sigurinë në institucione. Sipas legjislacionit është detyrë e policisë së shtetit që të garantojë sigurinë në institucionet e drejtësisë. KLGJ iu nxori zbuluar ku kërkonte mbështetjen e Policisë së Shtetit dhe policia refuzonte. Kjo çështje nuk mund të kalojë si një ngjarje dite apo jave. Ministrja e...