Burimi: 
								Sot.com.al
								
							
                                    Foto © Sot.com.al                                
                            “Vrasja e gjyqtarit, një akt i tmerrshëm”/ Seanca parlamentare, reagon Shehaj: E kanë falur me firmën e Edi Ramës
                            Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj gjatë një prononcimi për mediat jashtë Kuvendit, ka deklaruar se vrasja në sallën e gjyqit të gjyqtarit Astrit Kalaja është një akt i tmerrshëm që godet themelet e shtetit shqiptar. Po ashtu ai tha se pronat janë problemi kryesor i shqiptarëve. Teksa më tej shtoi se e drejta e pronës, iu është hequr qytetarëve për shkak të ligjit 7501. Ndërsa në fund i bëri thirrje qytetarëve që të këmbëngulin për pronat e tyre. Deklarata e plotë: Është seanca e shtatë që mblidhet Parlamenti dhe iu mohohet e drejta e fjalës deputetëve. Ndodhi përsëri dhe sot gjetën një pretekst për të mbyllur seancën dhe për të mohuar të drejtën e fjalës për deputetë të zgjedhur nga qytetarë shqiptarë. Ajo që...