Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
“Abuzuat me fjalën”! Peleshi mbyll seancën; Bardhi: Lërja karrigen Ballës nëse s’e mban dot presionin
Mazhoranca dhe opozita u bënë bashkë vetëm 1 minutë për të mbajtur heshtje në nderim të gjyqtarit Astrit Kalaja, i cili u vra më 6 shtator në sallën e gjyqit ndërsa po shpallte një vendim. Pas këtij momenti, PD e PS u përfshinë në debate të ashpra dhe fyerje, për shkak të debatit që ka dominuar opinion publik mbi sigurinë në institucionet e drejtësisë, debat që çoi në mbylljen e seancës brenda 2 orëve ndërsa pengoi prezantimin e raporteve të 4 institucioneve. Kreu i grupit të PD, Gazment Bardhi kërkoi dorëheqjen e ministres së Brendshme, Albana Koçiu. Përgjigjen e morën nga ministri i ri i Drejtësisë, i cili iu kujtoi gjuhën linçuese që kryetari i tyre, Sali Berisha përdor ndaj gjyqtarëve e prokurorëve. Ministrja e Punëve të Brendshme,...