Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
Sokol Sadushi akuza të forta ndaj KLGJ-së: Nuk mund të heshtni më, të drejtojmë gishtin dhe nga vetja
sokol sadushi TIRANË- Kryetari i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi, në mbledhjen e Gjyqtarëve të Republikës, ka lëshuar kritika të ashpra ndaj Këshillit të Lartë Gjyqësor (KLGJ) dhe politikanëve, ndërsa vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja e ka quajtur një ‘vdekje të paralajmëruar’. Sadushi nuk i kurseu kritikat në drejtim të politikanëve, që sipas tij i kanë fryrë dhe nxitur gjuhën e urrejtjes. Më tej, kritikoi edhe vetë aktorët e drejtësisë: “Përpara se të drejtojmë gishtin nga të tjerët, ne duhet të fillojmë nga vetja. Duhet ta pranojmë me ndershmëri se drejtësia shqiptare nuk është ende në lartësinë që shoqëria pret prej saj. Duhet ta themi hapur: vonesat në gjykimin e çështjeve, zvarritjet e panevojshme procedurale dhe mosrespektimi i afateve ligjore për arsyetimin e vendimeve janë plagë...