7 apartamente, makina luksoze…/ Porositi vrasjen e Klevis Lleshit, sekuestrohet pasuria 5 mln euro e Aurel Hoxhës

7 apartamente, makina luksoze…/ Porositi vrasjen e Klevis Lleshit, sekuestrohet pasuria 5 mln euro e Aurel Hoxhës

SPAK vendosi në sekuestro pasuritë në vlerën 5 milionë të Aurel Hoxhës, pronarit të ‘Monopol’ i cili akuzohet se porositi për 50 mijë euro vrasjen e Klevis Lleshit. Njoftimi i SPAK Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në zbatim të vendimit nr.622, datë 3.10.2025  të Gjykatës së Posaçme, lëshoi në po të njëjtën ditë, urdhërin për caktimin e masës “sekuestro preventive” mbi  3 subjekte tregtare, 7 apartamente, 6 njësi tregtare, 32 autovetura, mes të cilave një Lamborghini Urus dhe një Rolls Royce Cullinan dhe 52 llogari bankare, në pronësi të drejtpërdrejtë apo të tërthortë të personave nën hetim, në kuadër të procedimin penal nr.177 të vitit 2025. Vlera totale e pasurive të sekuestruara përllogaritet të jetë afërsisht 5 milionë euro. Subjektet tregtare për të...