“Familja më bën presion”, Ronaldo: Nuk ndalem, kam ende uri për trofe

“Familja më bën presion”, Ronaldo: Nuk ndalem, kam ende uri për trofe

C.Ronaldo vendosi një rekord unik jashtë fushës së lojës duke u bërë futbollisti i parë miliarder, por CR7 nuk ndalet këtu, për të e rëndësishme është të jetë unik aty ku u bë i famshëm, në fushë. Pavarësisht moshës dhe presionin nga familja, Ronaldo nuk dëshiron të ndalet, kërkon të luajë ende: “Familja më thotë të ndalem, por unë vijoj të bëj gjera të mira për klubin dhe për përfaqësuesen. Kam ende të njëjtin pasion si dikur. E di që nuk do të kem edhe shumë vite të tjera për të luajtur, por në ato që kanë mbetur dua të jap maksimumin”, u shpreh Ronaldo gjatë grumbullimit me ekipin përfaqësues ku u vlerësua dhe me një trofe për karrierën e tij të gjatë me Portugalinë:...